Na ndiqni edhe në

Bota

Kush është 21-vjeçarja, që rrëmbeu vëmendjen e botës me kërcimin e saj fantastik!

Kush është 21-vjeçarja, që rrëmbeu vëmendjen e

Prej dy ditësh në Instagram po qarkullon videoja e një 21-vjeçareje, ndërsa bën kërcimin e saj ritmik. Gjimnastja e UCLA-s, Nia Dennis ndezi internetin për të dytin vit radhazi, falë gjimnastikës së saj ritmike. Një video e Dennis, duke interpretuar kërcimin e saj që përfshinte rrotullime, shoqërohej nga një miks këngësh nga Beyoncé, Missy Elliott, Kendrick Lamar dhe artistë të tjerë. Videoja është shpërndarë mijëra herë në rrjete sociale dhe shumë personazhe të famshme shprehen mbështetjen për artisten e re dhe koreografinë e saj mbresëlënëse. Kjo nuk është hera e parë që 21-vjeçarja e UCLA bëhet virale për performancën e saj. Rutina e saj në dysheme, e shoqëruar me muzikën e Beyoncé në konferencën Pac-12 shkurtin e kaluar mahniti spektatorët dhe përdoruesit e mediave sociale dhe i dha asaj një rezultat prej 9.975 pikësh, nga 10 maksimalet. Gjimnastja ka shumë vite që ushtron pasionin e saj dhe pavarësisht sfidave dhe pengesave që i dalin para, ajo nuk dorëzohet, gjithmonë arrin t’i kalojë me sukses dhe vit pas viti, mahnit botën me performancat e saj./K.C/dritare.net