 
		                       Ku po e kalon këtë të diel ambasadori Soreca!
		                        	E Diel  27 Shtator 2020, 15:03
		                            
		   	    			Dritare.net

Ambasadori i Delegacionit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, çdo fundjavë zgjedh një destinacion të ri për të vizituar. Kështu, njeh edhe më shumë Shqipërinë. Herë në jug e herë në veri, Soreca eksploron vende të veçanta turistike.
Ndërsa javën e shkuar zgjodhi Farma Sotirën, këtë javë moti jo shumë i favorshëm, e ka bërë që të mos shkojë shumë larg Tiranës. Ai ndodhet në plazhin e Spillesë.
"Të dielën, shëtitje në plazh", shkruan Soreca, krahas fotos së tij në breg të detit.

Në këtë kohë jo shumë premtuese, një shëtitje buzë detit pasditeve, mbetet një zgjedhje e preferuar./L.F-dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       