Luigi Soreca zbulon një nga vendet më të bukura të Shqipërisë!
Dritare.net
Ambasadori i Delegacionit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, fundjavave zgjedh të eksplorojë Shqipërinë.
Këtë fundjavë, Soreca ka zbuluar një perlë të Shqipërisë, në Jug-lindje të vendit.
Soreca ka qenë në Ersekë, në Farmën Sotira, një nga agro-turizmet e para, ajo që i mësoi shqiptarët me agro-turizëm.
Përmes fotove Soreca, na zbulon Shqipërinë që nuk njihej, por është e mrekullueshme.
"Teksa ecja në rrugën Ersëke-Permet ishte një përvojë spektakolare. Lugina tërheqëse për sy, dhe natyra e paprekur. Hiking në Gërmenj është gjithashtu e mrekullueshme.
Këto & bukuritë e tjera natyrore në Shqipëri, Flamuri i Shqipërisë duhet të mbrohet, përmes turizmit të qëndrueshëm, natyror dhe ruajtjes së natyrës."-shkruan Soreca.
Ne i përshëndesim ambasadorët, dhe na pëlqen shumë që kreu i delegacionit Evropian, Soreca bën udhëtime të tilla, dhe i fton të gjithë të udhëtojnë, sepse ne jemi portal i dedikuar për turizmin e qëndrueshëm, dhe besojmë se turizmi do ta zhvillojë Shqipërinë./ I.M-Dritare.net