Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Krushku i familjes Meta: Hygerta është një engjëll, nuk dimë si guxoi të vriste të atin!

Krushku i familjes Meta: Hygerta është një engjëll, nuk

Krushku i familjes Meta ka treguar detaje të tjera në lidhje me krimin në Shanavlash të Durrësit, ku një 19-vjeçare vrau babain e saj.

Ai ka treguar se Hygerta e cila qëlloi për vdekje të atin me armën e shërbimit, pasi ky i fundit dëshironte ta fejonte pa dëshirë, nuk ishte e aftë që të vriste askënd.

"Nuk di asgjë. Absolutisht asnjë informacion. Plumbi ka qenë zotni burrë. Nga fshati Shënmëri i Krujës, kanë disa vite këtu. Ka pasur një familje të mirë vetë ka qenë shumë i mirë. Ai punonte roje te Varrezat e Makinave. Unë jam krushku, ka dy çuna dy vajza. Një nga vajzat e ka djali im. Ne e njohim për familje shumë të mirë. Nuk kemi pasur ansjë lloj dyshimi për konfliktet që ka në shtëpi. Për zhdukjen ka rreth 2 javë që na kanë thënë.

U interesuam pyesnim nëse është gjetur. Më vonë kemi marrë vesh se është gjetur makina te Parku Rinia. Ndërsa sot na njoftuan se është gjetur. Nuk dua të futem në këto çështje familjare. Ajo vajza nuk mbyt dot një pulë jo një njeri. Më gjatë se si e ka pranuar ajo nuk di si të them. Vajza shumë e mirë studente e respektuar. Nuk të shkon mendja fare që ta bëjë këtë veprim. Nuk kam informacion se do fejohej. Nuk kemi asnjë lloj informacioni që vajza do të fejohej", ka treguar ai./M.K-dritare.net