Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

19-vjeçarja që vrau të atin: Kërkoja të ndiqja shkollën, nuk pranoja fejesë me emigrantin!

19-vjeçarja që vrau të atin: Kërkoja të ndiqja

Hygerta Meta, 19-vjeç e cila qëlloi për vdekje babain e saj me armën e shërbimit dhe më pas e varrosi, në polici ka deklaruar se motiv mbi krimin ka qenë se viktima dëshironte ta fejonte pa dëshirën.

19-vjeçarja ka theksuar se 50-vjeçari, Pëllumb Meta dëshironte ta fejonte atë me një djalë nga fshati Shënavlash, Durrës, ku ky i fundit ishte emigrant në Itali.

“Nuk kisha rrugëdalje tjetër dhe mora pistoletën e qëllova mbi të. Gjithçka e bëra vetë. Doja të ndiqja ëndrrat e mija, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dike që nuk ishte në nivelin tim. Me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja dhe e vrava”, ka deklaruar ndër të tjera ajo./M.K-dritare.net