
Kështjella e Himarës, nga qyteti mesjetar Sergiopolis te simboli i identitetit shqiptar!
Dritare.net

Profesori Pëllumb Xhufi shpjegon ne emisionin Shqip ne Dritare Tv se kështjella e Himarës, e njohur sot si Himarë-Fshat, ka qenë dikur qytet dhe seli peshkopale, i dokumentuar në shekujt XV–XVI me emrin Sergiopolis “Qyteti i Shën Sergjit”. Ajo përfshinte kishën katedrale të Shën Sergjit dhe Bakut, ku ndodhet ende e gdhendur shqiponja dykrenore me kurorë e Kastriotëve, simbol i trashëgimisë së Skënderbeut.
Kështjella ka pasur rëndësi strategjike, duke kontrolluar bregdetin dhe rrugët tregtare, dhe në vitin 1481 u bë skena e çlirimit nga Gjon Kastrioti, Muzaka dhe komandanti Krokodil Kladha, që dëbuan garnizonin osman. Sot, fortifikimet dhe kisha janë në rrezik shembjeje, ndaj Xhufi bën thirrje për restaurim urgjent, duke e quajtur kështjellën “jo vetëm monument kulture, por simbol identitar të Himarës dhe të historisë shqiptare”./dritare.net

















