
Kaloi nga Porti i Durrësit/ Ministri Çuçi reagon për kapjen e kokainës në Kosovë
Dritare.net
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi reagoi për operacionin që u zhvillua sot në Kosovë ku u kapën në një kamion 400 kg kokainë që kishte ardhur nga Brazili dhe kaloi përmes Portit të Durrësit. Përmes një deklarate Çuçi tha se, ky operacion ishte një dëshmi e suksesit të luftës së përbashkët kundër trafikut të drogës.
“Goditja e kontrolluar e grupit kriminal që tentoi të trafikonte rreth 400 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Kosovë, është një tjetër dëshmi e suksesit të luftës së përbashkët kundër trafikut të drogës dhe provë e besimit të lartë të partnerëve te Policia e Shtetit. Hetimi profesional dhe intensiv mes disa shteteve na çoi në shkatërrimin e një rrjeti të fuqishëm në fushën e narkotikëve. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që do të pasohet nga operacione të tjera dhe goditje si kjo e fundit, për ta bërë Shqipërinë dhe rajonin një vend më të sigurt.”, tha Çuçi./K.C/dritare.net

















