
U kapën 400 kg kokainë/ Arben Kraja nga Kosova: Operacioni tregoi efikasitetin e strukturave tona!
Dritare.net
Ditën e sotme u kap në Kosovë një kamion me 400 kg kokainë, që kishte kaluar nga porti i Durrësit. Për këtë operacion foli sot edhe drejtuesi i SPAK-ut Arben Kraja. Kraja u shpreh se kjo ngjarje nxori në pah që krimi ka zgjeruar territorin e veprimit, por bashkëpunimi mes shteteve mund ta luftojnë atë.
“Ka dy momente qe duhen vlerësuar nga kjo ngjarja se grupet kriminale po organizohen në një territor shumë të gjerë nga Brazili, Itali, Shqipëri e Kosovë. Por gjithashtu doli në pah se bashkëpunimi mes vendeve do të sjellë sukses në goditjen e tyre. Bllokimi i sasive të tillë 400 kg kokainë tregon efikasitetin e strukturave tona ishte i duhur dhe i suksesshëm.”, tha Kraja.
Ndërkohë autoritetet e Prokurorisë së Kosovës thanë në një konferencë për mediat se deri tani janë arrestuar 7 persona, shtetas të Kosovës dhe janë shpallur në kërkim edhe disa të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje./K.C/dritare.net

















