
Juristi Agron Alibali: Yuri Kim nuk është larguar nga puna
E Enjte 20 Shkurt 2025, 20:08
Dritare.net
Para pak ditësh u tha se ish-ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, është pezulluar nga detyra dhe është vënë nën hetim.
Juristi Agron Alibali i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV u shpreh se Kim nuk është larguar nga detyra, emri i saj si diplomate ende figuron në listat e DASH-it.
“Yuri Kim nuk është larguar nga puna. Unë isha në Boston kur doli lajmi para një jave, u futa te lista e emrave të diplomatëve të DASH-it dhe pashë që emri i Yru Kim ishte ende aty.”, tha juristi në DritareTV./K.C/dritare.net

















