Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Jo më luftë!

Jo më luftë!

Nihon Hidankyo, një grup japonez i të mbijetuarve nga bomba atomike, ka fituar Çmimin Nobel për Paqen 2024. Të njohur si hibakusha, të mbijetuarit e bombardimeve të vitit 1945 në Hiroshima dhe Nagasaki janë njohur nga Komiteti Norvegjez i Nobelit për përpjekjet për të çliruar botën nga armët bërthamore.

Gazetarja Jonila Godole ndodhet në Hiroshimë dhe ka postuar foto nga memoriali që nderon kujtimin e 140,000 jetëve të humbura nga bomba atomike e leshur mbi Hiroshimë më 6 gusht 1945.

Ja çfarë shkruan gazetarja!

“Hiroshima duket si një muze në ajër të hapur, një qytet që nderon kujtimin e 140,000 jetëve të humbura kur bomba atomike u hodh nga amerikanët më 6 gusht 1945, duke sinjalizuar fundin e Luftës së Dytë Botërore. Muzeu udhëzon vizitorët në çdo hap të historisë, duke çuar në aktin përfundimtar. Një memorial ku flaka e përjetshme e kujtesës na kujton rreziqet që paraqesin armët bërthamore, dje, sot dhe përgjithmonë.

Në vetëm disa sekonda, një qytet i tërë u fshi nga faqja e dheut, u vranë civilë dhe fëmijë të pafajshëm. Megjithatë, qyteti i rindërtuar na kujton të mos e harrojmë kurrë të kaluarën. Jo më luftë!”, shkruan gazetarja./K.C/dritare.net