Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Jo luftës! Urimi i vajzës në Dritare për 2026-ën!

Jo luftës! Urimi i vajzës në Dritare për 2026-ën!

Gazetarja Rudina Xhunga e nisi vitin e ri në një vend të veçantë, te Mrizi i Zanave në Tiranë, aty ku tradita dhe puna e përkushtuar takohen me energjinë urbane. Me një gotë verë në dorë dhe buzëqeshje në fytyrë, ajo jep mesazhin e parë për vitin 2026!

“Nuk ka vend më të mirë sesa ai ku punohet dhe puna pëlqehet. Paçim një 2026 plot punë!”- uroi Rudina. Fëmijët që mbushnin oborrin e Mrizit iu afruan mikrofonit të Dritare Tv për urimin e tyre:

“Gëzuar 2026-ën! E duam 2026-ën të jetë e bukur. Jo me luftë!”, thanë njëzëri.

Altini i Mrizit të Zanave përforcon mesazhin e veçantë të ditës:

“Fëmijët na dhanë mesazhin më të mrekullueshëm. Nuk duam luftë.”

“Duam paqe, punë dhe jetë për vete dhe fëmijët tanë. Gëzuar 2026-ën!”, e mbylli urimin gazetarja Rudina Xhunga. Gëzuar për të gjithë shqiptarët kudo janë! Gëzuar qofshim!/ dritare.net