
Ja si paraqitet situata në spitalet kovid!
E Mërkurë 30 Shtator 2020, 16:04
Dritare.net
Situata e pandemisë në vend, prej javësh vijon në të njëjtat nivele. E qëndrueshme është edhe situata në spitalet kovid, por shifrat janë të larta. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive dhe 5 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë, sot humbën jetën nga koronavirusi tre pacientë, mes tyre edhe një 47-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese./L.F-dritare.net

















