Sot tre viktima nga koronavirusi/ Ja sa raste të reja u regjistruan!
E Mërkurë 30 Shtator 2020, 16:04
Dritare.net
Ministria e Shëndetësisë, informoi se ditën e sotme, janë regjistruar 131 raste pozitive me koronavirus.
49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë.
Virusi sot u ka marrë jetën tre qytetarëve, një 47 vjeçar nga Shkodra ; një 72 vjeçare nga Elbasani, një 75 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit, e kanë fituar betejën me koronavirusin, 115 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 7847 që nga fillimi i epidemisë. ./L.F-dritare.net