Na ndiqni edhe në

Bota

Italia shënon rekord infektimesh, gati 25 mijë në një ditë

Italia shënon rekord infektimesh, gati 25 mijë në një

Italia regjistron një tjetër rekord infeksionesh në 24 orët e fundit. Janë shënuar 24,991 raste të reja me Covid-19, ndërsa dje ishin 21,994. Numri i të vdekurve ka rënë, 205 sot dhe 221 ishin dje.

Por është rritur numri i pacientëve të shtruar në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shtruar në kujdes intensiv 125 pacientë, duke e çuar totalin në 1,536.

Rritja e infektimeve ka bërë që qeveria italiane të shtrëngojë masat. Tashmë janë futur në karantinë, në darkë disa rajone të Italisë, kryesisht, Lombardia, Lazio, Kampanja, etj./K.C/dritare.net