Na ndiqni edhe në

Bota

Italia shtrëngon masat, mbyllen palestrat dhe pishinat

Italia shtrëngon masat, mbyllen palestrat dhe pishinat

Italia ka shtrënguar masat për të përmbajtur Covid-19. Tashmë zyrtarisht u vendos shtetrrethimi. Çdo gjë do të mbyllet pas orës 22:00.

Qeveria dhe ekspertët e shëndetit po mendojnë edhe për masa shtesë. Burime qeveritare thonë se po vlerësohet edhe mbyllja e palestrave, pishinat dhe sportet amatore. Nuk do të mbyllen parukeritë, megjithëse fillimisht u tha se edhe kjo ishte te masat e reja.

Ditët e fundit, Italia ka shënuar rekord infektimesh. Mbi 10 mijë raste të reja u regjistruan vetëm dje./K.C/dritare.net