Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-shefi i Shtabit: Shqipëria duhet të jetë në gatishmëri, për luftën në Lindjen e Mesme!

Ish-shefi i Shtabit: Shqipëria duhet të jetë në

Mustafa Beu ish-shefi i Shtabit të Ishullit të Sazanit thotë se Shqipëria duhet të jetë në gatishmëri për luftën në Lindjen e Mesme. Zoti Beu i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV tregoi se në një situatë të ngjashme me të sotmen, kur Izraeli është në luftë me Palestinën, Iranin, Libanin, Shqipëria ishte në gatishmëri njësh. Ai tregon se ka patur raste kur oficeri është martuar me uniformë, pasi të gjithë ishin në gatishmëri 24 orë.

Rudina Xhunga: Tani nuk po jetojmë në kohë paqeje. Ka luftë në Ukrainë, Lindjen e Mesme. Çfarë bënit ju dikur për mbrojtjen e Shqipërisë, në rast se bota ishte në luftë?

Mustafa Beu: Ne i kemi jetuar këto kohë. Në një situatë të ngjashme, dikur ishim gjithmonë në gatishmëri absolute. Nëse rast se kishte luftë në Ukrainë apo Lindjen e Mesme, ne do të ishim në gatishmëri numër 1. Edhe kur kishte luftë në Izrael ne ishim në gatishmëri në pozicion zjarri. Ka patur raste kur oficeri është martuar me uniformë ushtarake, sepse ishim në gatishmëri 24 orë. Në një natë në ishull në shërbim zgjuar me armë në dorë ishin 326 persona. Vrojtonin të gjithë hapësirën tokësore, detare dhe ajrore sepse bota ishte në luftëNëse tani do të ishim ne ushtarë, padyshim Shqipëria do të ishte në gatishmëri numër 1", thotë zoti Beu./L.F-dritare.net