Ish-drejtori Ervin Muça para gjykatës: Nuk kam ndërhyrë në sistemin TIMS!
E Premte 12 Prill 2024, 12:12
Dritare.net
Ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça është paraqitur sot në gjykatë, pas u la në arrest shtëpie. Muça akuzohet nga prokuroria e Tiranës se verën e kaluar mund të ketë ndërhyrë në sistemin TIMS.
Hetimet ndaj tij nisën pas kallëzimit të vetë strukturave të policisë, nën akuzën për veprën penale “Hyrje të Paautorizuar Kompjuterike”. Ndërsa sot për mediat, Muça deklaroi:
“Deklarohem i pafajshëm. Është spekulim mediatik. Kam kryer detyrën, lëreni drejtësinë të veprojë, nuk kam bërë asnjë shkelje. Nuk kam kopjuar asnjë të dhënë. S’mi ka kërkuar askush”./M.K-dritare.net