Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si e eksportoi drejtori i IT bazën e sistemit TIMS!

Si e eksportoi drejtori i IT bazën e sistemit TIMS!

Drejtori i IT Ervin Muço, u vu në “Arrest shtëpie” të martën, pasi dyshohet të ketë ndërhyrë verën e shkuar në sistemin TIMS.

Prokuroria e Tiranës e cila nisi hetimet, pas kallëzimit të vetë strukturave të policisë, bëri të ditur se drejtori i IT-së, dyshohet për “Hyrje të Paautorizuar Kompjuterike”.

“Në 2 gusht te vitit 2023, në bazën e të dhënave të Policisë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara, nga Drejtori Ervin Muco. Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin”.

Prokurori bëri të ditur se hetimet janë shtrirë në marrjen në pyetje të të gjithë personave të përfshirë në ditën e ngjarjes, ndërkohë që verifikimet e mëtejshme mbi drejtorin Muço, kanë nxjerrë në dritë probleme dhe me të kaluarën e tij.

“Rezulton se në.2007 në Itali është raportuar si përgjegjes për veprat penale të dokumenteve false. Në 2008 Ervin Muços, i është njoftuar vendimi për refuzimin e rinovimit të lejes së ne Bari Itali.. Po ashtu, ka rezultuar se Muço “është këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ndërkohë që është edhe Drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionit në Policinë e shtetit. Ligji për policinë e shtetit, ndalon veprimtari të dyta përveç mësimdhënies. Muço nuk e ka deklaruar këtë veprimtari të dytë në dokumentet aplikues për pozicionin e Drejtorit në Policinë e Shtetit.”/L.F-dritare.net