
Inxhinieri Kristaq Puleri: Si u furnizua për herë të parë Sazani me energji elektrike!
Dritare.net
Në vitin 1979 ishulli i Sazanit u furnizua për herë të parë me energji elektrike. Inxhinieri Kristaq Puleri, i cili jetoi dhe shërbeu për 6 vjet në ishull, i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, tregon se si inxhinierët shqiptarë arritën të vendosin kabullin e prodhuar nga fabrika e telave në Shkodër nga toka në det, duke ndriçuar kështu ishullin.
“Unë pas mbrojtjes së diplomës në 11979 në 81 u emërova inxhinier në ishullin e Sazanit dhe kam jetuar atje për 6 vjet. Asokohe në Sazan, banonin 140 familje.
Unë isha inxhinier i garnizonit të ishullit të Sazanit. Ishulli i Sazanit në vitin kur shkova unë, ishte një repart ushtarak që varej nga Ministria e Mbrojtjes.
Ishulli i Sazanit kishte një prioritet në atë kohë dhe dërgoheshin specialistët më të mirë që kishte Shqipëria. Në vitin 1979 për herë të parë u shtrua kabulli nga toka, në det për furnizimin e energjisë elektrike. Kabulli u prodhua në fabrikave e telave në Shkodër dhe u vendos nga inxhinierët tanë.”, u shpreh inxhinieri Kristaq Puleri në Dritare TV./L.F-dritare.net

















