Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ilir Meta mund të dëmtojë veten në burg! Flet Bujar Zhuri!

Ilir Meta mund të dëmtojë veten në burg! Flet Bujar Zhuri!

Bujar Zhuri është një nga investitorët shqiptarë më të suksesshëm në Norvegji dhe jeton prej 30 vitesh në vendin skandinav. Ai erdhi sot në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV, jo për të folur për biznesin, por për çështjet politike, kryesisht arrestimin e Ilir Metës. Zoti Zhuri tha se e njeh mirë psikologjinë e Metës, pasi e njeh prej shumë vitesh, edhe i druhet faktit se ai mund të bëjë vetëvrasje në burg.

Unë kam një keqardhje njerëzore për Metën. Kur kam folur edhe me miq të mi nga e majta dhe e djathta, u kam thënë që nuk është mirë të shikosh një figurë politike të një rangu të lartë që të arrestohet në atë mënyrë. Por faktet janë kokëforta. Unë ia njoh psikologjinë Metës, ai ka probleme të mëdha psikologjike edhe duhet një kujdes i veçantë brenda ambienteve të burgut. Unë dyshoj se zoti Meta edhe mund të vetëvritet në burg. Sepse është një ngarkesë shumë e madhe emocionale. Nga një yll u kthye në një gjë që nuk i vlen kurrkujt.”, tha zoti Zhuri në DritareTV./K.C/dritare.net