Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Idajet Beqiri: Do apo nuk do Bardhi tani, do ta çojë para drejtësisë Flamur Nokën!

Idajet Beqiri: Do apo nuk do Bardhi tani, do ta çojë para

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi mund ti ketë harruar akuzat ndaj Flamur Nokës, por drejtësia jo, thotë avokati Idajet Beqiri i ftuar në Intervistën e ditës në Dritare TV.

“Gazment Bardhi bëri disa akuza ndaj Flamur Nokës dhe të gjitha akuzat, që ai sot mund t’i mohojë, i bëri mbi baza. Janë për afera konkrekte dhe bashkëpunime si ish0Ministër i Brendshëm, për bizmesnmenë për vilën e tij në Lalëz, me të cilët ka bashkëpunuar për të përfituar.

SPAK do ta thërrasë Bardhin si dëshmitar për akuzat ndaj Flamur Nokës, edhe pse ai tani e ka bashkëpunëtor atë, në kohën që bëri akuzat e kishte kundërshtar në politikë.

Ai ishte angazhuar për të shkuar në SPAK për të bërë kallëzim penal ndaj Flamur Nokës. Por Berisha gjeti gjuhën që ta fusë ssërish në familjen e tij politike Gazment Bardhin, kështu zërat pushuan”, u shpreh Idajet Beqiri në Dritare TV.

Avokati Idajet Beqiri dorëzoi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), provat që sipas tij, faktojnë korrupsionin e Flamur Nokës. Kujtojmë se disa muaj më parë, Gazment Bardhi akuzoi Flamur Nokën se ai shoqërohet me trafikantë droge e se ka në pronësi vilën e padeklaruar në Gjirin e Lalëzit./L.F-dritare.net