
Hakmarrja e Shakirës/ Do dorëzojë në gjyq listën me tradhëtitë e Pique!
Dritare.net
Pas njoftimit të ndarjes, duket se këngëtarja kolumbiane Shakira, këto ditë po përgatitet për një hakmarrje ndaj Pique.
Një betejë e ashpër gjyqësore do të ekspozojë tradhtitë e ish-partnerit të saj, Gerard Pique, për të fituar kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre.
Sipas burimeve u duk se në fillim të dy donin një ndarje paqësore, por molla e sherrit ishin fëmijët. Shakira këmbënguli të shkonte dhe mori me vete dy fëmijët në Miami, ndërsa Pique ishte kundër.
Burimet e gazetës shtuan se të dyja palët në fakt u takuan gushtin e kaluar, dhe caktuan një takim të tretë, këngëtarja kolumbiane kërcënoi se do të ishte e fundit para fillimit të një beteje gjyqësore.
Ajo shtoi gjithashtu se Shakira e di shumë mirë se Pique nuk do të pranojë transferimin e fëmijëve, të paktën këtë vit pavarësisht tensioneve nga gjykatat dhe drejtësia.
Ndërsa tensioni i Pique vjen nga besimi i tij se nëna e fëmijëve të tij po përgatitet për një betejë të ashpër gjyqësore në të cilën do të shfaqë të gjitha tradhtitë e tij gjatë 12 viteve të lidhjes së tyre, Duket se futbollisti po përpiqet të konstatojë se çfarë provash ka Shakira kundër tij./M.K/dritare.net

















