Gjykata regjistron Sali Berishën si kryetar i PD-së
E Mërkurë 11 Dhjetor 2024, 16:04
Dritare.net
Sali Berisha është regjistruar sërish në gjykatë si kryetar i Partisë Demokratike. Gjykata e Tiranës ka njohur zyrtarisht Sali Berishën kryetar të PD-së, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës në qershor të 2024-ës.
Përmes një shkrese zyrtare Gjykata vërteton se Berisha është kryetari zyrtar i Partisë Demokratike.
Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit ishte emri i Lulzim Bashës ai që përfaqësonte Partinë Demokratike, ndërsa Sali Berisha figuronte në logon e partisë së Ilir Metës. Ndërsa në zgjedhjet e 11 majit, Berisha futet nën logon e PD-së./K.C/dritare.net