
Gjykata e Apelit lë të lirë Agim Kajmakun
E Mërkurë 8 Korrik 2020, 15:03
Dritare.net
Gjykata e Apelit ka vendosur sot masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje" ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Pas më shumë se një viti nga shpallja e tij në kërkim, Kajmaku u arrestua një ditë më parë.
Agim Kajmaku ishte shpallur në kërkim që prej 2019, nën akuzën e “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumentave zyrtare”
Më 1 nëntor 2019, ai u shkarkua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi shkeli ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Greqi./K.C/dritare.net

















