
Është arrestuar ditën e sotme, ish-kreu i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i shpallur në kërkim prej 1 viti.
Policia e Tiranës, njofton se Kajmaku është arrestuar në një spital privat, ku kishte shkuar për të marrë ndihmë mjekësore.
"Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka dërguar urdhrin e ekzekutimit të datës 09.11.2019, bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.
Ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku aktualisht ky shtetas po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore. "-thotë policia./ I.M-Dritare.net

















