
Foto familjare pas Samitit të Procesit të Berlinit, Rama dhe Kurti pranë njëri-tjetrit!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu i tij britanik, Keir Starmer, në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit, që këtë vit po zhvillohet në Londër.
Rama ka ndarë pamje nga momenti i takimit me kryeministrin britanik, si dhe nga nisja e punimeve të samitit, ku përveç tij kanë qenë të pranishëm edhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, kancelari gjerman Friedrich Merz, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.
Në video të publikuara në rrjetet sociale, shihet kryeministri shqiptar niset për në tryezën e bisedimeve me liderët europianë dhe rajonalë, në një takim që synon të thellojë bashkëpunimin ekonomik, politik dhe infrastrukturor mes vendeve të Ballkanit dhe BE-së. Në përfundim të takimit, ku morën pjesë edhe kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri britanik Keir Starmer, është realizuar fotoja zyrtare e samitit, e njohur ndryshe si “fotoja familjare”.
Në këtë fotografi, Kryeministri Rama është vendosur në rreshtin e parë, pranë liderëve kryesorë të BE-së dhe nismës, ndërsa pas tij qëndron Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti./dritare.net

















