
Floriana Garo zbulon listën e deputetëve për zgjedhjet e 11 majit!
Dritare.net
Floriana Garo, zëdhënëse e Partisë Demokratike, ka zbuluar për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare Tv, se ajo dhe Silvi Bardhi do të kandidojnë për deputete në zgjedhjet e 11 Majit. Garo shprehu kënaqësinë e saj për marrëdhënien e shkëlqyer me partinë dhe shokët e saj të punës.
Sa i përket disa spekulimeve ndaj marrëdhënieve të brendshme, Garo sqaroi se marrdhënia e tyre brenda PD-s është shumë e mirë.
“Unë jam shumë e kënaqur nga Partia Demokratike, kemi një marrëdhënie shumë të mirë me njeri-tjetrin. Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Alfred Lelën dhe me Silvi Bardhin, e cila po ju them që do të jetë kandidate primare në zonën e Elbasanit. Edhe unë gjithashtu do të jem pjesë e listës, pastaj nëse jemi apo nuk jemi, këtë e vendosin qytetarët. Sa i përket deklaratave për shtyp, është një misk mes meje dhe Lelës, por që në fund për publikimin “ok” e jep Sali Berisha.”, tha Garo./E.P-dritare.net

















