
Fjolla Morina tregon lidhjen me ish-shefin e Policisë së Ulqinit, që u gjet i pajetë!
E Mërkurë 9 Qershor 2021, 21:09
Dritare.net
Mbrëmjen e së martës u gjet në Shëngjergj të Ulqinit trupi i pajetë i ish-shefit të Policisë së Malit të Zi Rudolf Elezoviç. Elezoviç ishte zhdukur prej 27 majit dhe asgjë nuk dihej për fatin e tij, deri mbrëmë kur u gjet i pajetë. Policia dyshon se ai është vetëvrarë.
Për humbjen e mikut të saj ka reaguar edhe këngëtarja Fjolla Morina, e cila ndodhet në arrati për shkak se disa muaj më parë u kap me armë pa leje në pikën kufitare Morinë.
Morina i shpreh ngushëllimet familjarëve ndërsa shkruan në Instastory se e ka shumë të vështirë të flasë për këtë ngjarje të rëndë./K.C/dritare.net

















