
E konfirmuar/ Ish-shefi i Policisë së Ulqinit Rudolf Elezoviç u gjet i vdekur
Dritare.net
Mbrëmjen e së martës uniformat e policisë kufitare në Mal të Zi gjetën trupin e pajetë të oficerit të policisë Rudolf Elezoviç në Shëngjergj të Ulqinit. Zhdukja e ish-shefit të Policisë së Ulqinit u raportua më 27 maj nga gruaja e tij Marina. Trupi i pajetë i Elezoviç u dërgua për autopsi në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes.
"Autopsia u krye dhe zbulimi drejtohet nga Zyra e Prokurorit të Lartë të Shtetit në Podgoricë.”, njoftoi prokurori i shtetit.
"Vijesti" njoftoi këtë mëngjes se policia e Ulqinit gjeti një trup të pajetë që dyshohej se ishte i Elezoviçit. I njëjti burim tha se shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga autopsia, por tani për tani gjithçka tregon për vetëvrasje. Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic. Pas largimit nga Policia e Ulqinit ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme në sektorin e policisë kufitare. Së fundmi ai mbante detyrën e shefit të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin./K.C/dritare.net

















