Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fjalët e para të nënës së aksidentuar, sa doli nga reanimacioni!

Fjalët e para të nënës së aksidentuar, sa doli nga

Elvis Toçi, i afërmi i familjes që u përplas me makinë te vizat e bardha nga Ajas Sulejmani, foli për gjendjen shëndetësore të tre të lënduarve. I ftuar në emisionin "Shqip" nga Rudina Xhunga, Toçi tha çifti Konomi, ka dalë nga reanimacioni dhe se fjalët e para të nënës, ishin: Ku është vajza!

Fjalët e para të nënës së aksidentuar, sa doli nga

“Unë sapo erdha nga spitali. Të lënduarit kanë dalë nga reanimacioni. Vilma ishte më rëndë. Sot në mëngjes ka filluar të reagojë, është koshiente. Por sigurisht është e përhumbur, por ka shumë thyerje. Arjani gjithashtu ka shumë 6 brinjë dhe legenin të thyer. E para ishte jeta, këtë fazë e kaluan, edhe pse doktorët nuk e kanë thënë fjalën e fundit. Ne shpresojmë që ata ia kanë hedhur. Fëmija është gërvishtur te syri, por ende nuk është formuar sepse është vetëm 3 muajsh.

Arjani pati mushkëritë me ujë, u detyruan të hanin mushkëritë, Vilma nuk ishte koshiente.

Pyetja e parë që bëri ishte për vajzën: Ku është vajza?

Çifti është tani në një dhomë, dhe tani kanë vendosur edhe një krevat për vajzën. Ajo do të jetë një forcë e madhe që ata të bëhen mirë.

Në këtë rast nuk mund të thuash nuk kishte rrugë me sinjalistikë. Aty ishin të gjitha, semafor, vijat e bardha, të gjitha standardet. Çfarë nuk kishte? Vetëm njerëzit që kishin një armë në dorë, që në këtë rast ishte makina, që e përdorën në të gjitha parametrat e palejueshme”, tha Toçi në Dritare TV./L.F-dritare.net