
Çfarë mendojnë ndjekësit e Dritare, për shpërdorimin e detyrës në spitale!
Dritare.net
Emisioni " Sot me Xhesin" diskutoi një nga temat më të folura të momentit lidhur me rastet abuzive ndaj pacientëve me Covid-19. U risoll në vëmendje denoncimi ndaj infermieres e cila shpërdoroi detyrën dhe postin e saj për të vjedhur paratë e një pacienti të hospitalizuar, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Kaq mjaftoi që në rrjete sociale të diskutohej mbi faktin se rastet e tilla janë në masë. Ndjekësit e Dritares u shprehën të revoltuar dhe pohuan se shpeshherë ne e ushqejmë këtë fenomen qoftë duke kontribuar me heshtjen tonë ose ndoshta sepse ne i dorëzohemi gjendjes së panikut dhe guxojmë deri aty sa të japim edhe ryshfete kundrejt një shërbimi që e perceptojmë më të specializuar. Gjithashtu ndjekësit e emisionit gjatë transmetimit live u shprehën se kishin patur raste të tilla ku disa kishin reaguar e të tjerë kishin heshtur.
Ndërkohë një ndjekës shprehu se ai e kishte kaluar Covid- 19 pa kurrëfarë simptome, çështje që mori vëmendjen e pjesës së dytë ku u citua një kërkim shkencor i cili i referonte arsyeve që krijonin imunitet ndaj koronavirusit tek disa persona./dritare.net

















