Çfarë më tha aktori hollivudian, kur erdhi në Shqipëri! Flet regjisori!
Dritare.net
Fatmir Doga, regjisor shqiptaro-kanadez erdhi në Shqip nga Rudina Xhunga për të treguar filmin e tij më të ri " The procesutor". Zoti Doga rrëfeu se ky serial fillimisht do të shfaqet në kinema dhe më pas në televizioni. Regjisori rrëfeu se si ia doli të sillte në Shqipëri, yllin e famshëm të Hollivudit, Danny Glover për të luajtur rolin e ambasadorit amerikan në këtë serial.
"Është hera e parë që publiku e shikon edhe promon e serialit. Po shfaqet për të gjithë këtu në Dritare TV.
Është serial televiziv por ne kemi menduar që ta shfaqim në fillim në kinema si film, më pas në TV si serial. Seriali pasqyron problemet e shoqërisë shqiptare. Ngjarja fillon para viteve 2000, para se të fillonte reforma në drejtësi. Xhirimet janë në të dyja anët e Shqipërisë. Shqipëria është vend i bukur, një perlë. Unë jetoj në Los Anxhelos. Erdha në Shqipëri pata 3 vitesh, pas 30 vitesh. Gjatë kësaj kohe mu propozua për të bërë diçka ndryshe.
Kam shumë miq që punojnë me aktorë të famshëm si të Hollivudit, kështu erdhi dhe ideja që të ftonim një prej tyre në serial.
Danny Glover, mori rolin e ambasadorit amerikan sepse dëshironin ta sillnim mirë në serial. Nuk u zgjodh rastësisht, pasi unë njoh shumë yje, mund të merrja këdo, por Glover e sjell mirë Amerikën.
Pak babaxhan, ka eksperiencë është shumë empatik. Qëndroi në Shqipëri 5 ditë, edhe pse kontrata ishte 3 ditë. Danny ka një zemër shumë të madhe, është i angazhuar edhe në shoqata humanitare. Ditën kur u nis për Shqipëri, mësoi se i ka ndërruar jetë shoku më i ngushtë. Lajmin e mori vesh në aeroport dhe vendosi ta anulonte biletën.
Pas një momenti asistentja i thotë: “Denny, regjisori është shqiptar, është në fillimet e tij në Amerikë. Nëse nuk shkojmë, ai merr fund”.
Ai përgjigjet: “Vërtet, atëherë duhet të shkojmë”.
Kur erdhi në Shqipëri, nuk e kishte idenë ku ishte. Në rrugë u prit nga shumë njerëz, të gjithë e ndalonin. Kështu qëndroi dhe dy ditë të tjera, i pëlqeu Shqipëria.
Miqtë e mi më telefononin dhe më thonin: “Çfarë i keni bërë Danny Glover, që flet vetëm për Shqipërinë”.
Një muaj më vonë, kam marrë shumë telefonata për produksione amerikane, që më thonë, na ndihmo të vijmë të xhirojmë në Shqipëri. Madje një prej tyre, ka dy aktorë që janë ndër 10 aktorët më të famshëm në botë”, tha regjisori në Dritare TV./L.f-dritare.net