
Ermonela Jaho për kryeministrin Kurti: Dua të jem pjesë e Teatrit të Operës!
E Martë 4 Shkurt 2025, 13:01
Dritare.net
Sopranoja e madhe shqiptare Ermonela Jaho shprehu vlerësimet për projektin e Kosovës, për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit në Prishtinë.
Sopranoja e cila prej më shumë se dy dekadash në skenat më të mëdha ndërkombëtare, me një sukses të jashtëzakonshëm, thotë se është gati të kthehet dhe të kontribuojë në Kosovë.
“Urime për projektin kryeministër Albin Kurti. Le të punojmë që të realizohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Arti nuk është opsional. Njeriu nuk ka nevojë vetëm për bukë. Ne jetojmë dhe arrijmë sublimen përmes artit.
Në qoftë se do ta ndërtoni, unë premtoj se do të jem aty dhe të lë një pjesë të zemrës sime”, shkruan zonja Jaho në rrjetet sociale./L.F-dritare/net

















