Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Teatri i Operës dhe Baletit të Kosovës/ Kurti: Ditë historike për kulturën

Teatri i Operës dhe Baletit të Kosovës/ Kurti: Ditë

Prishtina do të ketë një Teatër të Operës dhe Baletit. Në një ceremoni të veçantë është prezantuar projekti fitues, ndërkohë që pjesëmarrësit e vlerësuan këtë si një ditë historike për kulturën dhe artin.

Teatri i Operës dhe Baletit të Kosovës/ Kurti: Ditë

Ceremoninë e çeli ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili tha se është i gëzuar që kjo ndërtesë, pas pothuajse pesë dekadave, do t’i dhurojë Prishtinës një ikonë të arkitekturës bashkëkohore.

Teatri i Operës dhe Baletit të Kosovës/ Kurti: Ditë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se projekti fitues i teatrit do të projektohet nga arkitekti me famë botërore Biarke Ingels dhe studio e tij BIG.

Teatri i Operës dhe Baletit të Kosovës/ Kurti: Ditë

Zoti Ingels ishte personalisht në Prishtinë dhe prezantoi këtë projekt para të pranishmëve.

Teatri i Operës dhe Baletit të Kosovës/ Kurti: Ditë

“Sot prezantuam projektin fitues për Teatrin e Operës dhe Baletit, një mishërim i vizionit të guximshëm të arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels, me të cilin po fillon një epokë e re artistike për Kosovën. Pas 50 vitesh shtëpia e re e institucioneve qendrore të arteve muzikore dhe skenike do t’i ofrojë Prishtinës një ikonë të munguar të arkitekturës bashkëkohore, duke e vendosur atë në lartësinë e hartës botërore të kulturës.

Teatri i Operës dhe Baletit të Kosovës/ Kurti: Ditë
Bjarke Ingels, themeluesi i shtëpisë prestigjioze të projektimit BIG, është ndër arkitektët më inovativë të kohës sonë i njohur për projektet mbresëlënëse si rrokaqielli piramidal “Via 57 West” në New York, centrali energjetik CopenHill me pistë skijimi në Kopenhagë, selia e Google në Kaliforni dhe “The Spiral” në Manhatan”, shkruan kryeminsitri Kurti.

Teatri i Operës dhe Baletit të Kosovës/ Kurti: Ditë

Teatri do të ndërtohet në zemër të Prishtinës dhe përmban sallën koncertale me mbi 1200 ulëse, sallën teatrale me 1000 ulëse, dhomën koncertale dhe dhomën teatrale, të dyja me nga 300 ulëse. Ndërsa do të akomodojë parkingun nëntokësor me kapacitet me mbi 400 vendparkime pranë unazës së brendshme të Prishtinës, dhe do të jetë kalimi më spektakolar në mes të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve dhe lagjes Arbëria.

Teatri i Operës dhe Baletit të Kosovës/ Kurti: Ditë

Vlera e projektit për Teatrin e Operës dhe Baletit është 2 milionë e 450 mijë euro dhe do të përfundojë për 15 muaj, ndërsa zbatimi fillon në vitin 2026./L.F-dritare.net