
Emrat/ Zgjidhen kandidatët për anëtarë në KLP dhe KLGJ
E Enjte 13 Qershor 2024, 18:06
Dritare.net
Komisioni për Çështjet Ligjore hodhi shortin për të zgjedhur kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Mësohet se kandidatë për anëtarë në KLP u zgjodhën avokatët Saimir Kola dhe Erind Mërkuri, ndërsa për në KLGJ u zgjodhën Artan Reçi dhe Albens Tabaku.
Anëtarët do të votohen në Kuvend dhe duhen 84 vota që të zgjidhen./K.C/dritare.net

















