
Edhe për një pishë do më keni me vete/ Meta thirrje për të mbrojtur pasuritë natyrore të vendit
Dritare.net
Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka publikuar një video së bashku me një shkrim në rrjetet sociale, ku i drejtohet shqiptarëve, për të mbrojtur natyrën e vendit tonë. Jo vetëm për Vjosën shprehet ai, por për çdo lumë e çdo përrua, madje edhe për një pishë do më keni me vete. Kreu i shtetit shkruan, se Shqipëria, është e bekuar me pasuri natyrore, por që janë keqshfrytëzuar.
" Turizmi nuk janë vetëm hotelet e luksit dhe resortet me 5 yje!
Turizëm në radhë të parë janë bujtinat mikpritëse familjare me gatime e prodhime bio në çdo stinë, që duhet të mbështeten nga shteti. Turizëm është trashëgimia e çmuar kulturore, janë muzetë, kalatë e parqet arkeologjike që meritojnë të promovohen, si dhe sa duhet.
Turizëm janë brigjet, malet e lumenjtë përrallorë, e të gjitha pasuritë natyrore kombëtare, që në vend të gjenerojnë të ardhura për familjet shqiptare, keqshfrytëzohen nga koncensionarë. Shqipëria nuk mund të ketë diell për disa! Dielli do të ndriçojë për të gjithë shqiptarët!", shkruan presidenti Meta./L.F-dritare.net

















