Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dumani kampion i drejtësisë. Ambasada amerikane: Kreu i SPAK, guximtar dhe i vendosur!

Dumani kampion i drejtësisë. Ambasada amerikane: Kreu i SPAK, guximtar

Ambasada amerikane në Shqipëri uroi kreun e SPAK, Altin Dumanin për çmimin e dhënë nga sekretari i Shtetit Antoni Blinken, si një ndër 10 kampionët e drejtësisë në botë. Ambasada thotë se ky çmim nderon vendosmërinë dhe guximin e palëkundur të Altin Dumanit, për vendosjen e drejtësisë në Shqipëri.

Dumani kampion i drejtësisë. Ambasada amerikane: Kreu i SPAK, guximtar

“Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane për kreun e SPAK, Altin Dumanin./L.F-dritare.net