Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dua Lipa nominohet në dy kategori në American Music Awards

Dua Lipa nominohet në dy kategori në American Music Awards

Edicioni i këtij viti i American Music Awards (AMA) u paralajmërua muaj më parë teksa ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore do të mbahet më 22 nëntor.

E nuk kishte si të mungonte nominimi i një shqiptareje si këngëtarja Dua Lipa në një eveniment të tillë.

Lipa është nominuar në dy kategori për ‘Artistja e preferuar femër’ dhe ‘Kënga e preferuar’.

Dua në një postim në rrjetin social Instagram i bëri kurioz ndjekësit, duke thënë se për këtë herë të tretë në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, ka planifikuar diçka shumë speciale.

“Kam planifikuar diçka të veçantë në këtë eveniment për herën e tretë. Qëndroni deri më 22 nëntor në ABC”, ka shkruar ajo./ I.M-Dritare.net