Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dritan Shano: Unë do të votoj Veliajn këto zgjedhje, jo Metën dhe Berishën!

Dritan Shano: Unë do të votoj Veliajn këto zgjedhje, jo

Dritan Shano tregoi sot në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTv se përse do të votojë Erion Veliajn për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Shano renditi tre arsye se përse do ta votojë Veliajn:

“Unë do të votoj për Erion Veliajn. Ky është një qëndrimi im politik. Janë Berisha-Meta që po kandidojnë për Bashkinë e Tiranës, jo Belind Këlliçi. Janë duke bërë një veprim antikombëtar, sepse dyshja Meta-Berisha po punojnë kundër interesave të vendit dhe Këlliçi po u shkon nga pas. Unë mund ta dua Belind Këlliçin më shumë se Veliajn, por këtë herë unë do të bëj atë që më duhet mua. Zgjedhja që ka bërë Belindi nuk më duhet. Ka tre arsye se pwrse unw do ta votoj Erion Veliajn. E para; e vetmja gjë e mirë që po ndodh në këtë vend është një aktivitet i vazhdueshëm i Erion Veliajt, për të avancuar dhe krijuar hapësira për digjitalizimin, për ekonominë digjitale, ekonominë e dijes dhe sidomos për mësimin e aftësive për kodimin për të rinjtë në Tiranë. E dyta, para pak kohësh isha në një konferencë të organizuar nga Bashkia e Tiranës me izraelitët. “Ta bëjmë Tiranën si Tel-Aviv!”, titullohej konferenca. 88 kompani nga Tel-Avivi kishin ardhur në Shqipëri për të parë çfarë po bënte Bashkia e Tiranës me zonën ekonomike dhe si mund të bashkëpunonin. Tel-Aviv është një nga zemrat pulsante të botës. Janë 6000 kompani të inteligjencës artificiale, të botës digjitale, të internetit. Veliaj solli 88 kompani nga këto në Tiranë, krijoi mundësinë e bashkëbisedimit me disa nga këto kompani.

Arsyeja e tretë është Piramida e famshme. Qendra TUMO, e cila ka vite që operon në Shqipëri, e financuar nga Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni Amerikan i Zhvillimit sot ka kapacitetin për të trajnuar 2400 të rinj në muaj, për programe digjitale. Kjo qendër nga stadiumi “Air Albania” do të zhvendoset te Piramida, duke dyfishuar kapacitetin e trajnimit të të rinjve. Trajnimi i tyre është i financuar nga Bashkia e Tiranës dhe nga ADF-ja. Do të trajnohen rreth 5000 fëmijë në muaj për të mësuar aftësitë e kodimit, programimit, që nesër të bëhen data analist, data strategist, që të merren me atë pasuri të shekullit XXI. Nuk është nafta pasuria e shekullit XXI, janë të dhënat. Dhe kjo do t’i japë një pushtet të pakufishëm individit shqiptar, i cili kur të bëhet në moshë pune, nuk do t’i interesojë kush është shefi i njërës apo tjetrës parti sepse ai mund të punojë nga malet e Pukës për Tel-Aviv dhe të krijojë mirëqenien e pasurinë e tij. Unë do të doja që në ketë fushatë të flitet për këto gjera sepse nuk po flitet. Puna që po ndodh sot në këto tre fusha do t’i japë mundësinë atij 3-vjecarit të sotëm që të ketë para në xhep në të ardhmen dhe ajo para të ketë vlerë. Unë për këto arsye e përshëndes dhe e mbështes Erion Veliajn.”, u shpreh Shano në DritareTv./K.C/dritare.net