Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Detaje! Si u sulmua avokati Sokol Mëngjesi!

Detaje! Si u sulmua avokati Sokol Mëngjesi!

Sokol Mëngjesi, avokati i Berishës është dhunuar sot me levë nga tre persona ende të paidentifikuar.

Mësohet se Mëngjesi është sulmuar rreth orës 08:50 minuta në zonën e ish bllokut, ndërsa ka qenë duke dërguar vajzën në kopsht.

Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin Sokol Mëngjesi, me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve", njofton policia./M.K-dritare.net