Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dhunohet me levë avokati i Berishës!

Dhunohet me levë avokati i Berishës!

Sokol Mëngjesi, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha është qëlluar sot me levë në zonën e ish-Bllokut.

Mësohet se avokati është sulmuar nga tre persona të paidentifikuar ndërsa është dërguar me urgjencë në spital. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është normale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia./M.K-dritare.net