Deputeti i PS-së, Bujar Çela paraqitet në SPAK!
E Mërkurë 30 Tetor 2024, 10:10
Dritare.net
Deputeti i PS Bujar Çela është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela u akuzua nga Prokuroria e Fierit për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, ndërtim të paligjshëm, dhe shkatërrimi i pronës nga pakujdesia.
Çështja ndaj Çelës iu transferua për kompetencë Prokurorisë së Posaçme. Çela është nën hetim pas aksidentit në punë në magazinën në pronësi të tij, që i mori jetën 2 punëtorëve babë e bir dhe solli plagosjen e 7 të tjerëve./E.P/dritare.net