Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U plagos gjatë shpërthimit në Lushnjë, Bujar Çela i rikthehet jetës parlamentare!

U plagos gjatë shpërthimit në Lushnjë, Bujar Çela i

Disa javë pas shpërthimit në Lushnjë, Bujar Çela i është kthyer jetës parlamentare pasi është rikuperuar nga plagët e marra. Çela është parë sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS të thirrur nga socialisti Bledi Çuçi.

Kujtojmë se deputeti po hetohet nga prokuroria për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Pasi si pasojë e shpërthimit në magazinë, humbën jetën babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha dhe u plagosën 7 të tjerë./M.K-dritare.net