
Debati/ Gjyqtarja e GJKKO-së përzë nga salla avokatin e Mediut!
E Mërkurë 10 Korrik 2024, 12:12
Dritare.net

Është përjashtuar nga gjyqi për Gërdecin, avokati i ish-ministrit Fatmir Mediu, pasi është përplasur me avokatin Dorian Matlia. që mbron viktimat e tragjedisë.
Avokati i Mediut, Ardian Visha u përjashtua nga gjyqtarja Irena Gjoka për shkelje të Kodit të Etikës.
Pjesë nga debati
Dorian Matlia: Ne nuk kemi pyetje për këtë pjesë, është pjesa me distante për interesat tona. Gjykata duhet të orientoje me mirë palët, mos të këtë përplasje.
Ardian Visha: Leksion është ky? Ça është ky muhabet ? Ky na jep leksion ne se si gjykohet? Nuk ka të drejte ai të sugjerojë si bëhet procesi. Nuk kam dëshirë të dëgjoj.
Irena Gjoka: Urdhërohet Ardian Visha të dalë nga salla./M.K-dritare.net

















