
Brizida Gjikondi: Në korrik Metës do t’i thonë, gëzohem që u njohëm!
Dritare.net
Në lidhje me presidentin Ilir Meta, aktivistja Brizida Gjikondi tha se ai e ka bërë rrugëtimin e tij dhe nuk ka më se çfarë të japë në politikë. Në shqip në Dritare Tv ajo u shpreh se Meta do të shkarkohet në korrik, pasi provat për të janë të mjaftueshme.
“Unë besoj që Meta e ka bërë rrugëtimin e tij, nuk ka se cfarë të japë më. Ka qenë kryetar i LSI, kryeministër, president, Ministër i Jashtëm. Mendoj që Ilir Meta në politikë ka shfaqur anën e tij më të keqe. Andej nga jam unë, nga Lumi i Vlorës kur kanë konsideratë për një njeri por më pas ia njohin fytyrën prej së vërteti thonë me ironi: gëzohem që u njohëm.
Kështu është edhe Meta, nuk ka më surpriza ai si njeri. Nuk është më model, sepse lideri është model, po Meta është i konsumuar. Është bërë shumë pis”, u shpreh Gjikondi./L.F-dritare.net

















