
Gjikondi: Basha gjatë fushatës nuk i ka dhënë zë, Metës!
Dritare.net
Brizida Gjikondi e ftuar në Shqip në Dritare Tv komentoi qëndrimin e kreut demokrat Lulzim Bashën pas zgjedhjeve të 25 prillit. Gjikondi gjatë bisedës me gazetaren Rudina Xhunga tha se nëse Basha do të vijojë të ketë këtë qëndrim do t’i largojë mbështetësit e tij.
“Basha ka qenë i heshtur për Ilir Metën. Nuk e ngrinte asnjëherë topin për ta zhytur atë. Ka shumë kohë që Basha e ndjente rivalitetin e Metës, si opozitë. Dihet që gjatë fushatës zgjedhore kryetari i opozitës ka qenë Ilir Meta. Basha tani është shumë i dëshpëruar. Është i turpëruar, përpiqet të bëjë liderin elegant dhe modern. Po përpiqet edhe të sfumojë marrjen e përgjegjësive. Ndoshta do t’i leverdiste t’i nxirrte gështenjat me duart e Metës.
Tani deri në shtator do të vazhdojë të jetë qeveria e kryeministrit Rama. Në shtator do të bëhet qeveria e re. Kohë që është super e mjaftueshme që të sqarohet uji i turbullt i politikës shqiptare. Shkarkohet edhe Ilir Meta. Sot dëgjova një afat nga krerët e PS që deri në javën e parë të korrikut zoti Meta do të jetë i shkarkuar. Thonë deri në 8 korrik. Kam përshtypjen që Basha është mësuar të rri.
Ka treguar gjithashtu që nuk ka skrupuj në marrëveshje. Unë di që në korrik Basha ka zgjedhje në PD. Ndoshta ai do të dojë t’i shtyjë gjërat. Unë mendoj që PD ka nevojë për të gjithë, për një frymë bashkimi” u shpreh Gjikondi./L.F-dritare.net

















