Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Braçe mesazh Bardhit: Po hapa librat, dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampers

Braçe mesazh Bardhit: Po hapa librat, dyqani i të mbathurave nuk do

Gazment Bardhi paraqiti në Parlament dy biseda që sipas tij janë bërë në Sky ECC, për caktimin e drejtorit të Policisë së Shkodrës nga grupet kriminale. Kjo ka shkaktuar debate të forta në Kuvend. Edhe deputeti socialist Erjon Braçe i ka folur për akuzat e Bardhit.

“Këtu në sallën e Kuvendit u lexuan komunikim mes dy kodeve në encrocat, të supozuar bandit. Në atë komunikim flitet për Mondin dhe u tha se ai është drejtori i Policisë së Shkodrës. Mondi është bërë drejtor i Policisë së Shkodrës në tetor 2023 ndërsa në komunikimi është në vitin 2021. Sa për zëdhënës të filan banditi apo fistek banditi mos më bëni të hap libra se po hapa libra, dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampers.”, tha Braçe./K.C/dritare.net