
Braçe i përgjigjet Bashës: Kërkon banorët në plazh, ndërkohë që ata janë në serra!
Dritare.net
Zëvendës kryeministri Erion Braçe, i është përgjigjur akuzave të fundit të bëra sot nga Divjaka, kreut të PD, Lulzim Basha. Në rrjetet sociale, Braçe shkruan se banorët e Divjakës, janë në punë, ndërsa i papuni i Tiranës, rri në plazh.
“Natyrisht, një njeri që nuk bën asgjë, nuk punon por pune quan videoselfie, as e ka idenë se ku punohet, kur punohet, sa orë punohet, kur vilet prodhim, kur tregtohet!”
Më tej Braçe shkruan se njerëzit nuk janë në plazhe, por në punë, pasi ato duhet t’i përgjigjen kërkesave të tregut.
“Shkon ne Divjakë dhe i kërkon njerëzit në dite pune, ore pune, ne resort e restorant, plazh,ndërkohë qe ata janë në fushat e serat e punës. Ule kokën qesharak dhe shprehu mirënjohjen atyre njerëzve qe janë ne pune e jo ne plazh. Kur premton si lopa, të paktën mëso. Urdhëro, njerëzit nuk ishin ne plazh sepse çmimi i shalqirit prej dy ditësh është edhe me lart se mesatarja, 170 leke për kilogramë e ata duhet ti përgjigjen tregut, po vjelin. Janë te ardhurat e punës, jo paratë e premtimeve si lopa!”, shkruan Braçe./L.F-dritare.net

















