
Basha në Divjakë: Inspektorët e ngjalave do i fus në karantinë!
Dritare.net
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot ka zhvilluar një vizitë në Divjakë për të takuar e biseduar me bizneset dhe operatorët turistikë.
Basha u shpreh se, PS është në fund të qeverisjes së saj dhe po jep licenca kuturu. Më tej ai tha se, inspektoriatët tatimorë, në vitin e parë të qeversijes së PD, do të jetë në karantinë, derisa Shqipëria të ketë një kuadër normal të inspektoriateve.
“Me numrin e turistëve në rritje do të arrijmë që degë të rëndësishme të ekonomisë, të dedikohet për një konsum shumëfish më të lartë se konsumi normal i banorëve të vendit ku kemi mundësinë të ofrojmë numër më të madh turistësh. Po edhe kjo kërkon politika reale, politika mbështetëse dhe jo tortura dhe kalvari i përditshëm i terrorit të inspektorëve. Inspektorëve të ngjalave, të lloj llojshëm që janë shtuar si kërpudhat pas shiut në këtë qeverisje, të cilët në vitin tonë të parë të qeverisjes do të jetë në karantinë, pra në moratorium për një vit, derisa Shqipëria të ketë një kuadër normal të inspektoriateve duke filluar nga ai tatimori që askush mos zgjohet e të ngryset me inspektorët te dera dhe të harxhojnë gjysmën e kohës duke u marrë. Kontakti do të jetë i dixhitalizuar dhe ndërveprimi do të jetë vetëm mbi bazën e analizës së riskut. Një klimë e re biznesi do të përfitojnë nga kjo, i gjithë sektori i turizmit e gjithë ekonomia shqiptare. Duhet t’i japim fund konkurrencës së padrejtë. Lejeve e licencave eksluzive që po jepen kuturu. Siç e paralajmërova edhe para disa ditësh, po vazhdojnë të jepen edhe në këto ditë të fundit qeverie”, tha Basha./E.B-dritare.net

















