Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Braçe: Fatbardha Dega, gruaja e vetme e dënuar si socialiste në Shqipëri!

Braçe: Fatbardha Dega, gruaja e vetme e dënuar si socialiste në

Në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV mbrëmjen e kaluar u transmetua historia e Fatbardha Degës. Zonja Dega tregoi ekskluzivisht në Shqip në Dritare TV detajet e ngjarjes më tragjike të jetës së saj, për të cilën ajo akuzon Sali Berishën.

Zonja Dega tregon me detaje si e futën në burg, ndërsa ishte shtatzënë atë mesnatë të 32 viteve më parë, në Bajram Curr, sepse ajo, bashkëshorti i saj ishin të angazhuar politikisht.
Një nga socialistët më aktivë të jetës politike të 1992, deputeti Erion Braçe pohoi sot se historia e Fatbardha Degës është historia e gruas së parë dhe të vetme që u burgos politikisht.

“POOO, PARA FATOS NANOS,

NE BURG SHKOI NJE GRUA-FATBARDHA ZENELAJ-DEGA!

NE TROPOJE, SI SOCIALISTE!

Ne TROPOJE, BARDHA ishte dhe eshte e VETMJA GRUA E BURGOSUR NE 34 VITE; nuk ka asnje grua tjeter!

U arrestua ne oren 24, ne shtator 1992, U BURGOS-as detyrim paraqitje e as arrest shtepie si grua e nene e dy te miturve, hetuesia ju be ne kete gjendje-duke e mbajtur ne burg, gjyqi gjithashtu ju be duke e mbajtur ne burg, prokuror pati nje mekanik te bere jurist vec ne 6 muaj kurs politik;

GJYKATA E SHPALLI TE PAFAJSHME DHE KESHTU DOLI NGA BURGU, DUKE KONFIRMUAR ARRESTIMIN POLITIK!

Fatbardha Zenelaj-Dega u arrestua pas nje serie ngjarjesh te renda ndaj socialisteve ne Tropoje;

Por mbi te gjitha, vetem 50 DITE PASI PARTIA SOCIALISTE FITOI NE ZGJEDHJET VENDORE BASHKINE E TROPOJES, PER HERE TE PARE E VEC PAK MUAJ PAS ZGJEDHJEVE POLITIKE TE 22 MARSIT!

KUPTONI?

NJE GRUA NE ARREST BURGU, POLITIKISHT!

Jo nje bure ne detyrim paraqitje apo arrest shtepie se eshte i pasur prej korrupsionit masiv!

DIFERENCE E MADHE!”, shkruan Braçe./L.F-dritare.net